Rritja e çmimit të naftës/ Reagon Rama: S’po rritet ende ai i energjisë, po mbajmë me dhëmbë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Rritja e çmimit të naftës/ Reagon Rama: S’po rritet ende ai i energjisë, po mbajmë me dhëmbë

Qytetarët u përballën mëngjesin e së shtunës me çmime rekord në pikat e karburanteve.

 

Të shqetësuar për këtë fakt, ndjekësit i kanë shkruar kryeministrit Edi Rama i cili u ka kthyer përgjigje.

 

Advertisement

“Opinioni qytetarve i meret me referendum jo me copa letre pacavure , po ty as te rruhet per qendrimin qe kan qytetaret .
Se je nje Klloun nje dordolec nje palaco cirku 🤡🤡🤡 po si mer faqezi ka shku nafta 2400lek/ liter dhe dita dites vazhdon rritja , dhe ti nuk e rruan fare , nuk denjon te ulesh taksen tek karburanti ?!”, shkruan një ndjekës.

Rama në përgjigjen e tij është shprehur se sharjet nuk janë argumente dhe se për rritjen e çmimit të naftës ndërsa thekson se tashmë secili e ka idenë se në çfarë kohe po jetohet.

 

“Sharjet nuk jane argumenta, nderkohe per rritjen e naftes cilido qe e ka idene se ne cfare kohe po jetojme, se cfare lidhje ka Rusia me cmimet e energjise dhe naftes, si edhe cfare lidhje ka lufta ne Ukraine me kete teme, jo vetem nuk shan ne hava sic po bejne disa fatkeqesisht, po kupton qe nuk eshte koha per t’ia futur kot, nderkohe qe me siguri kupton edhe c’do te thote fakti se vetem ne Shqiperi s’po rritet ende cmimi i energjise elektrike, ka te beje me te verteten e thjeshte se kjo qeveri po e mban me dhembe kur i thone llafit aty ku ishte para krizes, po kupton edhe se klloun, dordolece e palaco jane pikerisht ata qe edhe ne keto dite kaq te zymta per boten ku jetojme, shajne e akuzojne”

Advertisement

 

 

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy