Meta: Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë tregon “kapjen e shtetit”, të ngrihet me urgjencë Komision Parlamentar

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Meta: Rritja e çmimit të naftës dhe energjisë tregon “kapjen e shtetit”, të ngrihet me urgjencë Komision Parlamentar

Presidenti Ilir Meta publikoi në faqen e tij në facebook, një reagim të “Konfindustria” duke shprehur mbështetje mbi shqetësimin për rritjen e cmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend.

 

Kreu i Shtetit shton se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, e se është e nevojshme të ngrihet menjehere një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve të rritjes së cmimeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregullatore përgjegjëse.

 

Advertisement

 

Mbështes plotësisht shqetësimin e drejtë të “Konfindustria” për situatën tepër kritike të rritjes së çmimit të karburanteve dhe të energjisë elektrike në vend, me pasoja shkatërruese afatshkurtra dhe afatgjata për qytetarët shqiptarë dhe ekonominë kombëtare.Duke vlerësuar konstatimin e “Konfindustria” se rritja e pajustifikuar e çmimeve është tregues i qartë i pranisë së karteleve, monopoleve dhe oligopoleve në treg, i bashkohem propozimit për ngritjen urgjente të një Komisioni Parlamentar për hetimin e shkaqeve dhe rolit të munguar të institucioneve ekzekutive dhe rregulltore përgjegjëse, me tipare të qarta të “kapjes së shtetit” dhe pranisë së korrupsionit në nivelet më të larta.Boll me justifikime të pavlera! Koha për të shpëtuar shqiptarët nga varfëria dhe Shqipërinë nga falimenti është tani!, shkruan Meta.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy