
Mariglen Haka është plagosur me armë zjarri në fytyrë. Ngjarja ka ndodhur në hyrje të fshatit Nikël, në Krujë.
Sipas Policisë, Haka është transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu është qëlluar me armë zjarri teksa lëvizte me makinë nga një person i paidentifikuar i cili ecte në këmbë.
Krujë/Informacion paraprak
Në Nikël, Krujë, në rrethana ende të paqarta, është plagosur me armë zjarri shtetasi M. H., i cili është transportuar për në Spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë mjekësore dhe për momentin ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
AdvertisementMenjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe po vijon krehja e zonës, me qëllim kapjen e autorit.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorise së Rrethit Gjyqësor Krujë, po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, si dhe identifikimin e kapjen e autorit.