minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Skandali me fondet IPARD, LSDM me akuza të reja, qeveria hedh posht pretendimet e opozitës - Struga.info


Skandali me fondet IPARD, LSDM me akuza të reja, qeveria hedh posht pretendimet e opozitës

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Opozita me akuza të reja për skandalin me programin IPARD 3. LSDM pretendon se Ministria e Bujqësisë nuk u tregon bujqve se sa kohë do të zgjasë pezullimi i këtyre fondeve, pas bllokimit të programit pasi drejtori i Agjencisë pagesore u arrestua për marrje ryshfeti. Ndërsa opozita akuzon për mungesë transparence, nga Qeveria thonë se kjo nuk është e vërtetë dhe paralajmërojnë se Ministria e Bujqësisë, por edhe organet hetimore që tashmë po e udhëheqin rastin për këtë skandal, do ta informojnë me kohë opinionin për rezultatin e procedurës.

“Nuk ka asnjë fjalë për arsyet, nuk ka asgjë për kohëzgjatjen e pezullimit të mjeteve nga IPARD, nuk ka as informatë për hapat e planifikuar për tejkalimin e këtij problemi serioz. Një hiç i madh. Tripunovski dërgon korniza të përgjithshme ligjore, citate nga rregulloret dhe procedura që janë të njohura prej kohësh dhe nuk japin përgjigje për pyetjet kyçe që i preokupojnë bujqit. Ky veprim i paskrupullt është fyerje direkte, tallje me 3.000 biznese të reja, me 10.000 vende të mundshme të reja të punës; ky është nënvlerësim i dëmit prej 130 milionë eurosh””, tha Bogdanka Kuzeska, zëdhënëse e LSDM-së.

“Opozita është ajo që ka funksionuar në mënyrën për të cilën akuzojnë se dikush tjetër vepron, kështu që besoj se po i nxjerrin qëndrimet nga veprimet e tyre të mëparshme. Unë absolutisht e hedh poshtë pretendimin se diçka po fshihet lidhur me këtë procedurë, e dini që ne jemi maksimalisht transparentë, prandaj pres që edhe Ministria e Bujqësisë, por edhe të gjitha organet kompetente që tashmë po udhëheqin procese jashtë ekzekutivit, e që janë organet gjyqësore, të japin informacionet e tyre lidhur me gjendjen”, tha Marija Miteva, zëdhënëse e Qeverisë. /Alsat.mk

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy