Droni zbulon 560 bimë narkotike në Velipojë/ Arrestohet 24-vjeçari, në kërkim shoku i tij

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Droni zbulon 560 bimë narkotike në Velipojë/ Arrestohet 24-vjeçari, në kërkim shoku i tij

560 bimë narkotike të llojit cannabis sativa janë zbuluar dhe asgjësuar në fshatin Luarzë në Velipojë.

 

Bimët narkotike janë zbuluar nëpëmjet përdorimit të dronit si dhe bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative. Në kuadër të këtij operacioni u arrestua në flagrancë shtetasi Blerim Hoxha , 24 vjeç, si dhe u shpall në kërkim shtetasi R. B., 27 vjeç, të dy banues në Shkodër.

 

Advertisement

Policia njofton se gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Luarzë, kanë gjetur 560 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të cilat dyshohet se shtetasi Blerim Hoxha i ka kultivuar në bashkëpunim me shtetasin R. B. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. B. dhe dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

 

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy