Kultivonin bimë narkotike/ Arrestohet një person në Vlorë, një tjetër në kërkim

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kultivonin bimë narkotike/ Arrestohet një person në Vlorë, një tjetër në kërkim

Vijon puna e pandërprerë për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Policia e Vlorës ka arrestuar  shtetasin E. I. 35 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë. Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit L. I., 30 vjeç, banues në fshatin Mërtiraj, Selenicë.

Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë muajit shtator dhe tetor, kanë kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa, në vende të ndryshme të territorit të fshatit Mërtiraj, bashkia Selenicë, Vlorë.

Në vijim të kontrolleve në banesat e këtyre shtetasve, konkretisht në banesën e shtetasit L. I., shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1.1 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis (në trajtë bimore), si dhe 1 armë zjarri automatik.

Advertisement

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy