Arrestohet “Robi” i Selenicës, RENEA futet në pronat e “të fortit” dhe gjen drogë e makina të blinduara

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Arrestohet “Robi” i Selenicës,  RENEA futet në pronat e “të fortit” dhe gjen drogë e makina të blinduara

Tre persona jane arrestuar ne kuader te operacionir policor i koduar “Otima”, ne Selenice te Vlores.

Policia kishte informacion se në zonën e Otimës në Selenicë, persona me precedent kriminal kishin kultivuar bimë narkotike, dhe nisen nje operacion drejtuar nga forcat speciale RENEA.

Në pranga përfundoi Ferdinand Llanaj banues në Selenice. 43 vjeçari me pseudonimin “Robi” eshte nje person me precedent të mëparshëm kriminal.

Po ashtu jane prangosur edhe Dritan Begaj 54 vjeç, banues në Vlorë dhe Ergi Cura, 21 vjeç, banues në Librazhd.

Advertisement

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin kultivuar një numër të konsiderueshëm bimësh cannabis sativa në ambientet e banesës së shtetasit Ferdinand Llanaj dhe në ambientet përreth një objekti po në pronësi të këtij shtetasi, në vendin e quajtur “Përroi i Otimës”, Selenicë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto ambiente, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis, 4 automjete, dy prej tyre të blinduara, 6 aparate celular dhe një shumë parash.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy