minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Nuk mjaftojnë protestat dhe koronavirusi, amerikanët rrezikojnë mbytjen nga stuhia (FOTO) - Struga.info


Nuk mjaftojnë protestat dhe koronavirusi, amerikanët rrezikojnë mbytjen nga stuhia (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nuk mjaftojnë protestat dhe koronavirusi, amerikanët rrezikojnë mbytjen nga stuhia (FOTO)

Teksa Shtetet e Bashkuara përballen nga njëra anë me kërcënimin e Covid-19, e nga ana tjetër me protestat masive që kanë pushtuar vendin prej ditësh që nga vdekja e 46-vjeçarit George Floyd në duart e policisë, punonjësit e një kazinojë ne Mississipi rrezikuan mbytjen pas një vërshimi të beftë ujërash, të shkaktuar nga stuhia tropikale Cristobal.

Përpjekjet e shpëtimit zgjatën më shumë se tre orë për punonjësit e bllokuar brenda kazinosë Silver Slipper për shkak të përmbytjes së papritur. Ekipet e shpëtimit janë detyruar të bëjnë disa rrugë për të larguar njerëzit prej andej.

“E kishin të pamundur të dilnin prej andej, niveli i ujit ishte rritur shumë”, tha kreu i emergjencave në kontene Hancock, Brian Hootie Adam.

Advertisement

Përmbytjet tanimë kanë pushtuar zona të tëra bregdetare në Mississippi, thonë mediat e huaja, dhe autoritetet po i paralajmërojnë drejtuesit e automjeteve të mos kalojnë andej.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy