Vdes nga koronavirusi/ U vetëshpall i shenjtë dhe u puthte duart njerëzve, infektoi 20 të tjerë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Vdes nga koronavirusi/ U vetëshpall i shenjtë dhe u puthte duart njerëzve, infektoi 20 të tjerë

Një person i vetëshpallur i shenjtë në Indi, i cili pretendonte se mund të kryente ekzorcizmin e koronavirusit, duke puthur duart e njerëzve, ka vdekur nga Covid-19, ndërsa ka infektuar edhe 20 persona të tjerë.

Personi nga Ratlam në Madhya Pradesh pretendonte se mund të çlironte njerëzit nga problemet e tyre, madje puthja e dorës, sipas tij shëronte edhe të prekurit me koronavirus, pavarësisht se kjo ishte një mënyrë që mund ta përhapte më tej virusin vdekjeprurës.

Duke iu referuar zyrtarëve të shëndetësisë në Indi, “Times of India” shkroi se personi në fjalë ishte infektuar me vetëdije. Autoritetet kryen 40 tamponë të personave të kontaktit dhe 20 prej tyre rezultuan pozitivë.

Autoritetet vendase identifikuan edhe 29 persona të tjerë që pretendonin se mund të shëronin koronavirusin dhe i vendosën ata në karantinë.

Advertisement

Edhe pse masat janë lehtësuar që prej fillimit të kësaj jave, Covid-19 po përhapet me shpejtësi në Indi, ku deri tani janë infektuar gati 300 mijë persona, nga të cilët kanë humbur jetën mbi 8 mijë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy