E pabesueshme/ Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
E pabesueshme/ Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri

E pabesueshme/ Vdes nga koronavirusi, familja djeg gabimisht trupin e një tjetri

Familja mendonte se po digjte të afërmin e saj të vdekur nga koronavirusi, por në fund u kremua kufoma e gabuar. Ngjarja ndodhi në Britaninë e Madhe, ku familjarët e të ndjerit, në pritje të funeralit, qanin mbi urnën e dikujt tjetër.

Gabimi u zbulua kur personat në fjalë u thirrën sërish për kremimin, këtë radhë të njeriut të duhur. Aty u kuptua çfarë kishte ndodhur. Për ngjarjen ka nisur tashmë një hetim.

Advertisement

“Gabimet e kësaj natyre janë ekstremisht të rralla, por kur ndodhin është thelbësore të bëhet ç`është e mundur për t’u siguruar që të mos ndodhë më”, u shfajësuan përgjegjësit e kompanisë funerale.

Mbretëria e Bashkuar është e pesta në botë sa i përket numrit të të infektuarve me koronavirus: mbi 312,000 dhe e para në Evropë për nga numri i viktimave: mbi 43,600. Kërcënimi i një vale të dytë dhe ai i mbylljes për herë të dytë, e ka ulur entuziazmin që po ndjenin britanikët për heqjen e masave izoluese.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy