Shifër e pabesueshme/ Një milion dollarë dhe dy muaj në spital për të shpëtuar nga koronavirusi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Shifër e pabesueshme/ Një milion dollarë dhe dy muaj në spital për të shpëtuar nga koronavirusi

Michael Flor, një 70-vjeçar amerikan, arriti të mposhtë koronavirusin pas dy muajsh në spital. Në mediat amerikane u mësua se infermieret e quanin “djali i mrekullisë”, por sot historia ka ndryshuar dhe ai mund të quhet edhe “djali i 1 milion dollarëve”.

Pas 62 ditësh i shtruar në Sëedish Medical Center të Siatëllit, Flor mori një faturë prej 1,1 milion dollarësh (1.122.501,04 $ më saktë, e justifikuar në 181 faqe). I moshuari është i siguruar dhe nuk do ta paguajë të gjithë vetë këtë shumë, por bashkëshortja e tij thotë se në momentin që ishte i kthjellët, ai i kishte kërkuar që të dilte nga spitali sepse nuk do ta përballonin dot qëndrimin aty.

Dhoma e tij në terapinë intensive kushtonte 9 700 dollarë në ditë. Duke qenë se ndenji aty për 42 ditë, fatura e qëndrimit shkoi mbi 408 000 dollarë. Kësaj iu shtua përdorimi për 29 ditë i ventilatorit, që kushtoi 82 215 dollarë. Fatura u shtua më pas nga çmimi i ilaçeve. Gjithashtu, gjatë qëndrimit në spital mjekët panë se organe jetësore si zemra dhe mushkëritë po humbnin funksionalitetin e tyre dhe për këtë arsye, 20 faqe të tjera të faturës justifikojnë rreth 100 000 dollarë të tjera. Pasi mori vesh shumën, Flor është shprehur: “Ndihem me faj që mbijetova. Kjo ndjenjë më shtohet kur shikoj se sa shumë ka kushtuar”.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy