Gjatë 24 orëve të fundit vërehet një rritje e nurmit të personave të infektuar me COVID-19 në të gjithë vendin.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë janë shënuar 129 raste të reja. Fatmirësisht nuk ka pasur asnjë humbje jete.
Janë kryer 482 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 129 qytetarë, në këto bashki:
89 në Tiranë, 14 në Lezhë, nga 4 qytetarë në Krujë, Sarandë, 3 në Durrës, nga 2 qytetarë në Kamëz, Divjakë, Vlorë, Kuçovë, nga 1 qytetar në Tropojë, Kurbin, Lushnje, Himarë, Selenicë, Gjirokastër, Korçë.
Janë 678 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 7 pacientë.
Janë shëruar 18 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273,095 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (18 Qershor 2022)
Raste të reja ditore 129
Të shëruar në 24 orë 18
Të shtruar në spitale 7
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 482
Testime totale 1,837,710
Raste pozitive 277,270
Raste të shëruara 273,095
Raste Aktive 678
Humbje jete 3,497
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 505
Vlorë 52
Fier 38
Lezhë 24
Durrës 20
Gjirokastër 10
Korçë 9
Berat 8
Shkodër 5
Elbasan 4
Dibër 2
Kukës. 1