Edhe për 24 orët e ardhshme vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike.
Moti parashikohet i kthjellët si dhe alternime vranësirash kalimtare përgjatë relieveve malore në verilindje të vendit. Vranësirat në relievet e larta malore të zonës veriut do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formën e shtrëngatave.
Në mënyrë të izoluar këto reshje do të jenë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me breshër lokal dhe rrufe.
Era do te fryjë me drejtim juglindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-3m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare era me shpejtësi deri në 4-6m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 13 deri 32°C , në zona e ulëta 15 deri 34°C , në zona bregdetare 15 deri 32°C.
Mbi Rajonin e Ballkanit vijojnë të qarkullojnë masa ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut.
Moti parashikohet i kthjellët dhe i nxehtë me vranësira kalimtare në orët e mesditës të cilat në relievet malore në pjesën veriore do të shoqërohen me reshje shiu afatshkurtra në formë shtrëngatash.