“Njeri me shpirt të madh”, Irini Qirjako befason Zhani Cikon: Keni ndërhyrë në ministri që artistët të kurohen jashtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Njeri me shpirt të madh”, Irini Qirjako befason Zhani Cikon: Keni ndërhyrë në ministri që artistët të kurohen jashtë

Artistja e madhe, Irini Qirjako ka surprizuar maestro Zhani Ciko, i cili ishte i ftuar në ”Quo Vadis” me moderatoren Pranvera Borakaj.

Këngëtarja e kujton si një artist me shpirt të madh dhe një njeri të qetë gjatë kohës që kanë punuar së bashku. Ndërsa maestro Zhani Ciko tha se është fat që të punosh me artistë si Irini Qirjako.

Irini Qirjako: Kam pasur fatin që t’ju kem drejtor në Teatrin e Oepras dhe Baletit. Mbaj mend bashkëpunimin tuaj të përkryer me artistët, urtësinë, aftësinë e lartë profesionale, kur mund të debatoje me ndonjë artist në mënyrën tënde të qetë, të butë. Me atë profesionalizëm e zbusje artistin sepse ne artistët jemi pak tekanjozë, jemi pak të vështirë, por ju profesor e njihnit shumë mirë në brendi shpirtin dhe botën e artistit. Nuk e harroj kurrë profesor Zhani, ju keni ndihmuar dhe artistë që nga gjendja shëndetësore kanë qenë shumë rëndë. Keni bërë ndërhyrje në ministrinë e Kulturës, në ministrinë e Mbrojtjes, në ministrinë e Shëndetësisë dhe i keni nxjerrë jashtë për kurime. Në mendjen time keni ngelur i portretizuar si një njeri me botë të madhe, me art të madh, me shpirt të madh dhe një njeri dhe me thjeshtësi të madhe. Ju uroj gjithë të mirat, të keni shëndet e jetë me bashkëshorten tuaj. Ju puth.

Zhani Ciko: Mesazh shumë i bukur. Edhe unë e puth Irinin. Irini ishte një nga ato këngëtare që është fat t’i kesh në institucion, si ai institucion i gjerë, Ansambli i Këngëve dhe Valleve që për mua gjithmonë, për artin kombëtar tonin, ka pasur një rol të madh./vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy