minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
“Po nuk vajta në Lice, do mbytem në Bistricë”, Irini Qirjako rrëfen pasionin e madh për muzikën - Struga.info


“Po nuk vajta në Lice, do mbytem në Bistricë”, Irini Qirjako rrëfen pasionin e madh për muzikën

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“Po nuk vajta në Lice, do mbytem në Bistricë”, Irini Qirjako rrëfen pasionin e madh për muzikën

Irini Qirjako ka rrëfyer pasionin e saj të madh për muzikën, për të cilin ishte gati të bënte gjithçka.

Në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus, ajo i ka treguar moderators Pranvera Borakaj, se ishte nëna e saj ajo që id ha mbështetjen më të madhe.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Të mbështetën prindërit?

Advertisement

Irini Qirjako: Mamaja më mbështeti shumë. Babai kishte frikë, thoshte s’kemi lekë ta paguajmë, se 6 fëmijë, s’kemi lekë. Edhe mamaja thoshte unë do shkoj të punoj në zetor me burrat dhe vajza ime do shkojë në shkollë. Dhe unë i thashë mamasë nëse unë nuk do shkoj në lice unë do mbytem në lumin e Bistricës.

Pranvera Borakaj: Ishte dëshirë shumë e madhe.

Irini Qirjako: Shumë, shumë e madhe.

Pranvera Borakaj: Edhe për të përballuar një jetesë krejt tjetër nga ajo e një familjeje të madhe, me vëllezër, me motra për të nisur një jetë krejt tjetër vetëm se pasioni ishte kaq i madh.

Advertisement

Irini Qirjako: Pasioni ishte shumë i madh, ishte talenti brenda meje që vlonte, ziente talenti.

Pranvera Borakaj: Si ishin vitet në lice?

Irini Qirjako: Vite shumë të bukura. Sa të bukura! Vitet e shkollës së mesme janë vitet më të bukura. Kasha shoqe Polikseni Çaçin, ajo ishte në kanto. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy