Nexhmie Hoxha i dërgoi librin e saj, Irini Qirjako: Jam ndjerë e vlerësuar nga regjimi

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Nexhmie Hoxha i dërgoi librin e saj, Irini Qirjako: Jam ndjerë e vlerësuar nga regjimi

Këngëtarja Irini Qirjako ka treguar në studion e “Quo Vadis” në Vizion Plus se është ndjerë e vlerësuar nga regjimi komunist, por edhe pas rënies së atij sistemi.

Me moderatoren Pranvera Borakaj, ajo ka treguar ndër të tjera edhe për librin që Nexhmie Hoxha i dhuroi.

Pjesë nga biseda:

Pranvera Borakaj: Je ndjerë e vlerësuar nga regjimi në atë kohë?

Advertisement

Irini Qirjako: Po, kam qenë shumë e vlerësuar.

Pranvera Borakaj: Edhe më pas?

Irini Qirjako: Po, edhe me pas shumë e vlerësuar.

Pranvera Borakaj: Ka ndonjë moment që spikat në këtë marrëdhënie vlerësimi, respekti?

Advertisement

Irini Qirjako: Dua të jem e vërtetë. Ashtu si gjithë populli shqiptar që ka jetuar në atë system. Dikush ka punuar, i shërbente Enverit, kur erdhi demokracia morën drejtime të tjera. Ne do punonim. I madhi Kadare bëri kryevepra në atë regjim. Por duhet thënë, është bërë shumë për artin në atë kohë.

Pranvera Borakaj: Më kanë thënë që Nexhmie Hoxha të ka sjellë një libër. A është e vërtetë?

Irini Qirjako: Po, ma ka sjellë librin pasi u internua në kohën e dmokracisë dhe atje shkruan dhe përmend dhe emrin tim për këngët e mia, për talentin tim, çfarë demonstroja për publikun. /vizionplus.tv

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy