minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Koronavirusi në Itali, sërish shifra shqetësuese të numrit të viktimave dhe të infektuarve - Struga.info


Koronavirusi në Itali, sërish shifra shqetësuese të numrit të viktimave dhe të infektuarve

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Koronavirusi në Itali, sërish shifra shqetësuese të numrit të viktimave dhe të infektuarve

Italia vazhdon të regjistrojë viktima e raste pozitive me koronavirus, pasi 24 orët e fundit janë regjistruar 79 viktima. Në 24 orët e fundit numri i viktimave ka arritur në 34,043.

Janë shënuar edhe 283 raste pozitive duke e çuar numrin e tyre deri më sot më 235,561. Rritet ditë pas dite dhe numri i personave që shërohen nga Covid 19. Akualisht janë 168,646 të shëruar e janë 2,062 të shëruar më shumë në 24 orët e fundit.

Pacientët aktivë me Covid 19 në Itali janë reduktuar më 32,972. Po ashtu dhe në strukturat spitalore numri i pacientëve që po kurohen është ulur në 4,581 e 263 prej tyre janë të shtruar në repartet e terapisë intesive.

Gjatë ditë së sotme ministri italian i Shëndetësië Roberto Speranza ka zhvilluar një videokonferencë me homologët e tij të vendeve G7 ku kanë komunikuar se “Covid 19” nuk është mundur ende.Edhe pse situata është përmirësuar dukshëm në Europë, të dhënat e përditësuara janë preokupuese në disa vende të ndryshme të botës.

Advertisement

Ministri italian i Shëndetësisë ka kërkuar një bashkëpunimi këmbëngulës ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor e arritjes së vaksinës anti-covid si dhe vazhdimësinë e reformimit të Organizatës Botërore të Shëndetit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy