Sërish shifra shqetësuese nga Maqedonia e Veriut, ja numri i viktimave dhe të infektuarve 24 orët e fundit

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Sërish shifra shqetësuese nga Maqedonia e Veriut, ja numri i viktimave dhe të infektuarve 24 orët e fundit

118 raste të reja pozitive me Covid-19 u regjistruan në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut në 1363 testime të kryera. Shumica e rasteve të reja janë regjistruar në Shkup, 55 të tilla.

Ndërkohë 4 pacientë kanë humbur jetën ndërsa 74 të tjerë janë shëruar.

Viktimat janë të moshës, 58, 72 dhe 73 vjeç.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara në vend që nga fillimi i epidemisë është 5,311, numri i pacientëve të shëruar është 2.048, numri i vdekjeve është 251 dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 3,012.

Advertisement

Deri më tani, janë kryer gjithsej 53,248 teste me tamponë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy