Kina kundër Harvardit: Studimi i tyre, qesharak!

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Kina kundër Harvardit: Studimi i tyre, qesharak!

Kina kundër Harvardit: Studimi i tyre, qesharak!

Pekini e hodhi poshtë si “qesharak” studimin e Shkollës Mjekësore të Harvardit mbi trafikun spitalor, sipas të cilit kjo dëshmonte që koronavirusi në Wuhan, ka qarkulluar që në muajin tetor, e madje mund të ketë nisur që gushtin e vitit të kaluar.

Për autoritetet kineze, ky studim nuk ofroi prova bindëse se kur filloi shpërthimi epidemik. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze, Hua Chunying, i pyetur në lidhje me hulumtimin u shpreh: “Unë mendoj se është qesharake, tepër qesharake, të dalim në përfundime të bazuara në vëzhgime sipërfaqësore siç është niveli i trafikut”.

Studimi tregonte se trafiku në rritje përpara spitaleve të Wuhanit në Kinë që në gusht të vitit 2019, mund të sugjerojë se koronavirusi e ka goditur këtë zonë më herët seç është raportua.

Advertisement

Ekspertët iu referuan pamjeve satelitore që tregojnë sipas tyre rritje të trafikut jashtë pesë spitaleve në Wuhan, nga fundi i gushtit deri në dhjetor.

Në një rast, hulumtuesit thonë se kanë numëruar 171 makina jashtë spitalit më të madh të qytetit, Tianyou, në tetor të vitit 2018. Të dhënat satelitore nga e njëjta periudhë kohore në vitin 2019 tregojnë 285 makina të parkuara në të njëjtin vend, që do të thotë 67 për qind më shumë.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy