minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Studimi, koronavirusi mund të jetë shfaqur që në gushtin e 2019-tës? - Struga.info


Studimi, koronavirusi mund të jetë shfaqur që në gushtin e 2019-tës?

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Studimi, koronavirusi mund të jetë shfaqur që në gushtin e 2019-tës?

Studimi, koronavirusi mund të jetë shfaqur që në gushtin e 2019-tës?

Pati kritika ndaj një studimi të realizuar në SHBA që sugjerontë se koronavirusi mund të ketë qenë i pranishëm në qytetin kinez Wuhan që në gusht të vitit të kaluar. Studimi nga Universiteti i Harvardit, i cili pati një publicitet të konsiderueshëm kur u lëshua në fillim të këtij muaji, është hedhur poshtë nga Kina dhe metodologjia e tij u sfidua nga shkencëtarë të pavarur.

Hulumtimi, i cili nuk është parë nga shkëncëtarë të tjerë, bazohet në imazhet satelitore të lëvizjeve të trafikut nëpër spitalet e Wuhanit dhe gjurmimin e kërkimeve në internet për simptoma specifike mjekësore.

Ai thoshte se ka pasur një rritje të dukshme të automjeteve që parkojnë jashtë gjashtë spitaleve në qytet nga fundi i gushtit deri në 1 dhjetor 2019. Kjo përkoi, sipas raportit të Harvardit, me një rritje të kërkimeve në rrjet për simptoma të mundshme të koronavirusit si “kollë” dhe “diarre”.

Advertisement

Kërkimi I BBC-së tregoi se ka pasur vërtet një shtim të kërkimeve për “simptoma diarreje” gushtin e vitit të kaluar. Por për vete termin “diarre”, që është dhe ai më i përdoruri zakonisht në Wuhan, në fakt ka rënië nga gushti 2019 deri në shpërthimin e koronavirusit.

Përpos kësaj, diarreja është simptoma e shtatë në listën e shenjave të Covid 19, që mbizotërohet nga temperatura, kola dhe vështirësitë në frymëmarrje. Po kështu, këndet e pamjeve të parkimeve tregojnë ndërtesa të larta në zonë, që mund të kenë bllokuar pamjen, ndërsa në spitalin Tianyou ka dhe parkim nëntokësor.

Shqetësime pati edhe për spitalet e përzgjedhura. Kështu në liste ishte dhe spitali i Hubeit për gratë dhe fëmijët, port ë miturit dihet që rrallëherë kanë kërkuar spitalizim nga koronavirusi, ndaj shtimi I makinave të parkuara në këtë rast nuk mund të konsiderohet se ka lidhje me sëmundjen.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy