GJKKO kthen për hetim të thelluar 9 ish-gjyqtarë të njohur

Pinterest LinkedIn Tumblr +
GJKKO kthen për hetim të thelluar 9 ish-gjyqtarë të njohur

Gjykata e Posaçme ka kthyer për hetim të thelluar 7 ish gjyqtarët e kupolës së drejtësisë, si Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

 

Bëhet fjalë për 5 ish gjyqtarë te Gjykatës së Lartë:

 

Advertisement
  1. Xhezair Zaganjori, ish-kreu i Gjykatës së Lartë;

  2. Tom Ndreca, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

  3. Edmond Islamaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

  4. Guxim Zenelaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë;

    Advertisement
  5. Aleksandër Muskaj, ish-gjyqtar në Gjykatën e Lartë

 

Dhe 2 ish gjyqtarët te Kushtetueses:

 

Advertisement
  1. Gani Dizdari, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

  2. Besnik Imeraj, ish-gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese;

 

Ky vendim erdhi vetëm pas ditë pasi SPAK me kërkesë të prokurores, Doloreza Musabelliu, kërkoi pushimin e hetimeve për gjyqtarët. Mbi ta rëndon akuza e evazionit fiskal dhe fshehjes/ mosdeklarimit të pasurisë. 7 ish-gjyqtarët , janë dorëhequr dhe shkarkuar nga vettingu në drejtësi. Ata u kallëzuan penalisht nga avokati Fran Dashi për të njëjtat akuza që edhe do hetohen.

Advertisement

 

Prillin e vitit 2020, avokati Dashi kallëzoi 20 ish-gjyqtarë dhe prokurorë të shkarkuar nga vettingu, duke i akuzuar për mashtrim, fshehje pasurie, fshehje të të ardhurave, mospagim të taksave, shpërdorim detyre, refuzim për deklarim dhe mosdeklarim pasurie.

 

Menjëherë SPAK filloi hetimet për 10 nga 20 emrat e kallëzuar, ndërsa për 10 të tjerët Prokuroria e Posaçme deklaroi se nuk ishin kompetencë e saj dhe i janë dërguar Prokurorive Durrës, Tiranë dhe Elbasan.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy