Federata Shqiptare e futbollit ka prezantuar projektin “Uniforma ime” i cili ka për qëllim dhënien falas të një seti me bazë material për çdo fëmijë në Shqipëri që luan futboll që nga mosha U7 e deri në U19.
Zëvendëspresidenti i federatës Arben Dervishaj theksoi nga Shkodra se nisma i shërben zhvillimit te futbollit.
ARBEN DERVISHAJ
ZV.PRESIDENTI I FSHF
Advertisement“Po lançojmë një projekt shumë të rëndësishëm “Uniforma ime”. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, në muajin shtator, asnjë fëmijë që luan futboll në Shqipëri nuk do të ketë nevojë të blejë uniformën, por do t’i marrë falas nga ky projekt i FSHF-së. Çantën, uniformën e lojës, uniformën e stërvitjes si dhe uniformat e përfaqësimit çdo fëmijë që luan futboll në Shqipëri do t’i ketë falas.
Dervishaj shpjegoi edhe kostot e këtij projekti.
ARBEN DERVISHAJ
Kjo ka qenë kërkesë e komunitetit të futbollit dhe Federata pasi rishikoi të gjitha buxhetet, i ka kushtuar një buxhet, minimum 1 milion euro për të gjithë fëmijët që luajnë futboll në Shqipëri. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 15 mijë shqiptarë, aq sa është edhe numri i fëmijëve që luajnë futboll sot, por në të ardhmen.
Nisma do të prezantohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë në ditët në vijim.