FSHF, nga shtatori nis shpërndarjen e uniformave pa pagesë për ekip moshash

Pinterest LinkedIn Tumblr +
FSHF, nga shtatori nis shpërndarjen e uniformave pa pagesë për ekip moshash

Federata Shqiptare e futbollit ka prezantuar projektin “Uniforma ime” i cili ka për qëllim dhënien falas  të një seti me bazë material për çdo fëmijë në Shqipëri që luan futboll që nga mosha U7 e deri në U19.

 

Zëvendëspresidenti i federatës Arben Dervishaj theksoi nga Shkodra se nisma i shërben zhvillimit te futbollit.

 

Advertisement

 

ARBEN DERVISHAJ

ZV.PRESIDENTI I FSHF

 

Advertisement

“Po lançojmë një projekt shumë të rëndësishëm “Uniforma ime”. Duke filluar që nga sezoni i ardhshëm, në muajin shtator, asnjë fëmijë që luan futboll në Shqipëri nuk do të ketë nevojë të blejë uniformën, por do t’i marrë falas nga ky projekt i FSHF-së. Çantën, uniformën e lojës, uniformën e stërvitjes si dhe uniformat e përfaqësimit çdo fëmijë që luan futboll në Shqipëri do t’i ketë falas.

 

Dervishaj shpjegoi edhe kostot e këtij projekti.

 

Advertisement

ARBEN DERVISHAJ

Kjo ka qenë kërkesë e komunitetit të futbollit dhe Federata pasi rishikoi të gjitha buxhetet, i ka kushtuar një buxhet, minimum 1 milion euro për të gjithë fëmijët që luajnë futboll në Shqipëri. Nga ky projekt do të përfitojnë rreth 15 mijë shqiptarë, aq sa është edhe numri i fëmijëve që luajnë futboll sot, por në të ardhmen.

 

Nisma do të prezantohet edhe në qytete të tjera të Shqipërisë në ditët në vijim.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy