“S’kam nevojë për alkool”, modelja seksi tregon se ka lindur me qejf… (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
“S’kam nevojë për alkool”, modelja seksi tregon se ka lindur me qejf… (FOTO)

Modelja e njohur, Erjona Sulejmani, ka thënë së fundmi se nuk ka pirë kurrë në jetën e saj. “S’kam nevojë për alkool, jam prej Shkodre e kam lindur me qejf”, shtoi ajo me humor gjatë bisedës në emisionin “Ftesë në 5”.

Ndërsa teksa po flitej për plazhet dhe “çmenduritë mes gocash”, Erjona zbuloi se ka dëshirë të frekuentojë plazhe me shumë pak njerëz. Kjo sepse ndihet e lirshme të qëndrojë si të dojë, të shijojë natyrën, por edhe të zbulohet pak më shumë seç duhet.

“Sigurisht që ka dhe vende që kërkojnë të jesh më elegante dhe të jesh më seksi. Unë sinqerisht shkoj në një vend që ka sa më pak njerëz dhe ndihem e lirshme për të hequr pjesën lart ose me e mbajt. Sigurisht mentaliteti e vendos dhe femrën të jetë e kujdesshme. Një femër nuk e ndien 100 % veten të lirshëm. Sigurisht duhet me shikuar vendin, si është vendi bëhet kuvendi. Duhet me gjetur një plazh me qetësi për të qetësuar trurin, unë personalisht votoj për një vend me sa më pak njerëz, nuk duhet të shkoj e rregulluar, por të qëndroj në kontakt me natyrën”, tha Erjona.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy