Theu rregullat e izolimit për të realizuar pozat “hot” në shkretëtirë, modelja seksi zbulon si rrezikoi të arrestohej (FOTO)

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Theu rregullat e izolimit për të realizuar pozat “hot” në shkretëtirë, modelja seksi zbulon si rrezikoi të arrestohej (FOTO)

Një modele kanadeze e cila jeton në Dubai, ka zbuluar se si rrezikon të arrestohet pasi theu rregullat e izolimit, që të pozonte për një set fotografik me të brendshme.

Finalistja e “Miss Universe Canada”, Dora Rodriguez, ka fituar famë më shumë në internet dhe ka plot 43.900 ndjekës në “Instagram”. Ajo poston here pas here fotografi që nuk i lënë vend imagjinatës së fansave.

Pavarësisht kësaj, ajo nuk ka mundur që të vijojë me realizimin e fotove të saj “hot” mes pandemisë koronavirus, pasi i është dashur që në Dubai të respektojë rregullat e rrepta të izolimit.

Advertisement

Kujtojmë se në muajin prill, banorët në Emiratet e Bashkuara Arabe për 3 javë nuk lejoheshin që të dilnin nga shtëpitë e tyre pa aplikuar fillimisht për një leje në polici.

Dora ka shkuar në Dubai në mes të marsit, pak para se qyteti të goditej nga pandemia. Arsyeja se pse ajo lëvizi drejt këtij vendi ishte pasi do të nënshkruante me një agjenci modelimi. Por duket se gjërat nuk i shkuan ashtu siç ajo kishte parashikuar.

Duke folur për “Jam Press”, Dora ka zbuluar se ka qëndruar gati dy muaj e izoluar në dhomën e hotelit. Më pas ajo ka vendosur që të thyej rregullat e izolimit, për të shkuar në shkretëtirë që të realizojë fotot për një revistë mode.

Modelja ka treguar se ka udhëtuar me maska dhe doreza, por kur kanë shkuar në vendin ku kishin për të realizuar fotot, i ka hequr.

Advertisement

Sapo është bërë gati për pozat, ajo është vënë re nga policia lokale. Dora ka treguar se është frikësuar kur ka parë policinë, e është kthyer menjëherë te makina e saj.

“Mendova se do të arrestohesha kur policia më pa në rrugë. U ktheva në makinë dhe vrapova”, tha bukuroshja.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy