minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Për të nëntën ditë radhazi, vijojnë kërkimet për Martinin në ujrat e detit grek - Struga.info


Për të nëntën ditë radhazi, vijojnë kërkimet për Martinin në ujrat e detit grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Përpjekjet për gjetjen e Martin Jovanovskit, shtetasit të tretë nga Maqedonia, i zhdukur në ujërat pranë Posidit të Greqisë, vazhdojnë edhe sot.

Organizata joqeveritare OFKATH njoftoi se sot për të nëntën ditë do të vazhdojnë përpjekjet për gjetjen e të riut nga Shkupi.

“Vazhdojmë me përpjekjet për gjetjen e Martinit të zhdukur prej 9 ditësh. Hetimet e sotme janë përforcuar nga anëtarët e OFKATH, një bazë gatishmërie me një dron profesional hartografik, një kamerë termike dhe dy varka”, thuhet në njoftim.

Kujtojmë se dy shtetasit e tjerë u gjetën disa orë pasi rryma detare kishte pamundësuar daljen e tyre nga deti.

Advertisement

Të shtunën u gjet Vasili, ndërsa të dielen pas më shumë se 20 orëve qëndrimi në ujë, u gjet dhe Ivani.

Shteti grek pas katër ditë kërkimesh ka ndërprerë kërkimet zyrtare për Martinin, ndërsa për gjetjen e tij tashmë janë angazhuar kompani private dhe iniciativa të ndryshme qytetare.

The post Për të nëntën ditë radhazi, vijojnë kërkimet për Martinin në ujrat e detit grek appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy