minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Autoritetet greke të shpëtimin, përdorën dron nënujor për të gjetur shtetasin e Maqedonisë në ujrat e detit grek - Struga.info


Autoritetet greke të shpëtimin, përdorën dron nënujor për të gjetur shtetasin e Maqedonisë në ujrat e detit grek

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Autoritetet greke të shpëtimin, përdorën dron nënujor për të gjetur shtetasin e Maqedonisë në ujrat e detit grek

Shërbimet greke të shpëtimit kanë përfshirë sot një dron nënujor në operacionin për gjetjen e të zhdukurit të tretë, shtetasit të Maqedonisë së Veriut, Martin Jovanovski.

Droni me kamerën e ujit, u vendos në funksion me shpresën se i treti i grupit të maqedonasve që u zhdukën nga plazhi i Halkidikit të shtunën pasi u tërhoqën nga rrymat detare, do të gjenden diku.

Dy turistët e tjerë maqedonas, Ivan dhe Vasil, u shpëtuan nga shërbimet greke të shpëtimit.

Vëllai i Martinit, Goran Jovanovski, përmes rrjeteve sociale ka apeluar për ndihmë, duke publikuar një hartë të vendndodhjes ku është gjetur shoku i tij Ivan, i cili është shpëtuar.

Advertisement

Ai kërkoi nga të gjithë që nëse munden ta ndajnë postimin e tij, duke theksuar se edhe pse kanë kaluar katër ditë, ai, familja e tij dhe të gjithë të përfshirë në kërkim nuk po heqin dorë nga shpresa se Martini do të gjendet i gjallë.

Vazhdimi i operacionit të shpëtimit u vu në pikëpyetje, pasi sipas ligjit grek ai duhej të përfundonte sot, në ditën e katërt.

Autoritetet maqedonase i’u përgjigjën kërkesës së vëllait të Martinit, Goran Jovanovskit për të vazhduar, kështu që pasi kreu i diplomacisë maqedonase, Bujar Osmani, foli me kolegun e tij Nikos Dendias, shërbimet greke të shpëtimit, pavarësisht afatit të kaluar, vendosën të vazhdojnë operacionin e shpëtimit për Martinin edhe nesër.


Kërkimet për shtetasin e tretë të Maqedonisë në ujrat e detit grek, do të vazhdojnë edhe nesër

Advertisement

The post Autoritetet greke të shpëtimin, përdorën dron nënujor për të gjetur shtetasin e Maqedonisë në ujrat e detit grek appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy