minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Bllokuan hapësirën publike, sekuestrohen 498 çadra dhe procedohen nënë e bir në Sarandë - Struga.info


Bllokuan hapësirën publike, sekuestrohen 498 çadra dhe procedohen nënë e bir në Sarandë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Bllokuan hapësirën publike, sekuestrohen 498 çadra dhe procedohen nënë e bir në Sarandë

Policia e Sarandës ka vijuar kontrollet përgjatë vijës bregdetare për lirimin e hapësirave publike për pushuesit.

 

Sipas policisë është liruar hapësira te zona e quajtur “Pema e Thatë” në Ksamil dhe janë sekuestruar 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse.

 

Advertisement

Ndërkohë në policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për 58-vjeçaren Gjulso Ismaili (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave” dhe 38-vjeçarin Kenti Ismaili, (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës” (nënë e bir).

Ksamil, Sarandë

Policia e Sarandës, kontrolle të shtuara në vijën bregdetare, me qëllim lirimin e hapësirave publike, për pushuesit.

Lirohet hapësira në vijën bregdetare, në vendin e quajtur “Pema e thatë”, në Ksamil.

Advertisement

Procedohen penalisht administratori dhe pronarja e subjektit, e cila kishte zënë hapësirën publike me shezlongë dhe çadra, të vendosura pa lejen përkatëse, si dhe nuk lëshonte kupon tatimor për shërbimin e ofruar.

Sekuestrohen 489 çadra dhe shezlongë.

Në kuadër të planit operacional për kontrollin e vijës bregdetare dhe lirimin e hapësirave bregdetare të zaptuara në mënyrë të kundërligjshme, nga subjekte të ndryshme që vendosin çadra dhe shezlongë, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal për shtetasit:

-Gj. I., 58 vjeçe (pronare e subjektit), për veprat penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”;

Advertisement

-K. I., 38 vjeç (administrator i subjektit), për veprën penale ““Pushtimi i tokës”.

Shërbimet e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me Policinë Bashkiake Sarandë, kanë liruar hapësirën publike, duke hequr 489 çadrat dhe shezlongët që ishin vendosur pa lejen përkatëse, në vendin e quajtur “Pema e Thatë”.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy