LSDM: Mjaft me gënjeshtra, kanë filluar bisedimet me BE-në me identitet të ruajtur

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Me fillimin e bisedimeve, kanë rënë të gjithë gënjeshtrat e paramenduar për bullgarizim dhe asimilim, thuhet në kumtesën e sotme të LSDM-së.

“Përkundrazi, filluan bisedimet me BE me identitet dhe dhe formulim të pastër të gjuhës maqedonase pa shtojca dhe fusnota.

Në fund, u konfirmua se edhe koalicioni anti-evropian OBRM-PDUKM e “Majta”, me vetëdije i kanë gënjejnë dhe keqpërdorur qytetarët.

Maqedonia e Veriut filloi negociatat me BE-në pas 17 vitesh në dhomën e pritjes dhe kjo është një epokë e re për qytetarët tanë që sjell përfitime të shumta.

Advertisement

Tani, pas gjithë gënjeshtrave për gjuhën dhe identitetin shpërthejnë si flluskë sapuni, kur të gjitha bllokadat dhe përpjekjet pasi destabilizimi dështoi, është e nevojshme që të gjithë aktorët politikë dhe social të japin kontributin e tyre në rrugën evropiane”, shtojnë nga LSDM.

 

The post LSDM: Mjaft me gënjeshtra, kanë filluar bisedimet me BE-në me identitet të ruajtur appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy