LSDM: Mickoski promovon projektet e LSDM-së, për gjashtë muaj s’kanë punuar asgjë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Hristijan Mickoski promovon projektet e LSDM-së sepse kryetarët e tij nuk kanë bërë asgjë për 6 muaj, kështu që dje në Ohër së bashku me kryetarin Kiril Peçakov promovuan një projekt të LSDM-së. Kryetarët e OBRM-PDUKM-së nuk kanë realizuar asnjë projekt të rëndësishëm për qytetarët, nuk i kanë realizuar premtimet zgjedhore dhe nuk kanë filluar asnjë projekt kapital, thuhet në njoftimin e LSDM-së.

Nga atje theksojnë se kryetarja Arsovska për gjashtë muaj nuk ka realizuar asnjë projekt. Nuk ka transport publik falas, nuk ka parqe të reja dhe gjelbërim, projekti modern i transportit BRT është anuluar dhe nuk ka 250 autobusë të rinj të gjelbër.

“Kryetarët nga OBRM-PDUKM janë zhgënjimi më i madh për qytetarët.

Për këtë arsye Mickoski kërcënon me një lloj radikalizimi dhe bllokada, prandaj flet për zgjedhje të parakohshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike.

Advertisement

Mickoski e di shumë mirë se rejtingu i partisë po bie dhe se pret humbje në zgjedhjet e rregullta parlamentare”, thonë nga LSDM./Telegrafi/

LSDM: Mickoski promovon projektet e LSDM-së, për gjashtë muaj s’kanë punuar asgjë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy