
Policia ka dhënë informacion zyrtar për ngjarjen e rëndë që ndodhi në Himarë, ditën e sotme.
Policia informos se fëmija ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.
Është shoqëruar në komisariat drejtuesi i mjetit lundures.
Himarë/Informacion paraprak
Advertisement
Sot, rreth orës 14:00, në plazhin e Potamit, shtetasi A. T., duke drejtuar një mjet lundrues tip skaf, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit lundrues dhe për pasojë mjeti lundrues ka goditur një fëmijë rreth 5 vjeç, i cili për shkak të dëmtimeve ka ndërruar jetë në vendngjarje.
Drejtuesi i mjetit lundrues është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Himarë dhe po kryhen procedurat për arrestimin e tij.
Advertisement
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.