minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajm shqiperia lajm cloud hosting petrol prices local minibus hire minibus hire Leeds
Gjashtë vite nga përmbytjet në Gazi Babë, ku humbën jetën 22 persona - Struga.info


Gjashtë vite nga përmbytjet në Gazi Babë, ku humbën jetën 22 persona

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Më 6 gusht të vitit 2016, komuna e Gazi Babës u përfshi nga një përmbytje e madhe që mori 22 jetë njerëzish dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale.

Kryetari i Komunës së Gazi Babës, Boban Stefkovski, me rastin e gjashtë vjetorit të vërshimeve, përmes një postimi në Facebook ka thënë se viktimat nuk duhet të harrohen dhe ka falënderuar të gjithë ata që kanë ndihmuar në tejkalimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore.

“Kanë kaluar gjashtë vite nga vërshimi katastrofik që përfshiu komunën e Gazi Babës. Njëzet e dy bashkëqytetarë tanë humbën jetën dhe kujtimi për ta do të zgjasë përjetë. Dëmet materiale ishin të mëdha. Shtëpitë e banorëve të Stajkovcit, Singeliqit dhe vendbanimeve përreth u shkatërruan plotësisht. Sasia e madhe e ujit lau gjithçka në një çast. Kur në dukje gjithçka u shkatërrua, lindi një shpresë e re. Shumë komuna dhe qytete nga Maqedonia, shumë vende nga bota kanë treguar solidaritetin dhe humanizmin e tyre ndaj komunës sonë. Si kryetar bashkie, shpreh mirënjohjen time për të gjithë ata që kontribuan në çfarëdo mënyre për përballimin e pasojave të përmbytjeve. Asnjëherë nuk duhet të harrohen viktimat e vërshimeve, si dhe solidariteti dhe humanizmi i mijëra njerëzve që ndihmuan në përballimin e pasojave të vërshimeve”, shkruan Stefkovski.

The post Gjashtë vite nga përmbytjet në Gazi Babë, ku humbën jetën 22 persona appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy