Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, policia sekuestron drogë, armë dhe dokumente të falsifikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pasditen e djeshme ka arrestuar 31-vjeçarin me iniciale B.K nga Shkupi.

Policia me urdhër paraprak të gjykatës ka kryer bastisje në një shtëpi që po e shfrytëzonte 31-vjeçari.

“Përkatësisht, me urdhër të gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Penale Shkup, gjatë bastisjes së një shtëpie në zonën e Gazi Babës, të cilën e ka shfrytëzuar B.K., janë gjetur gjësende që kanë prejardhje nga veprat penale si në vijim: dy laptopë, dokument rrugor i falsifikuar slloven në emër të M.K., patentë shoferi bullgar i falsifikuar në emër të V.V., dy fishekë municion pistoletë, dy peshore digjitale, dy thasë me materie pluhur të bardhë”, thuhet mes tjerash bga MPB.

Bastisje në Gazi Babë të Shkupit, policia sekuestron drogë, armë dhe dokumente të falsifikuara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy