Policia kryen bastisje në një kazino në Dojran, jepte PCR teste negative të falsifikuara

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Policia e Maqedonisë ka kryer kontrolle në hapësirat e tre personave juridik në Dojran, për shkak të dyshimeve se në një kazino në Dojran janë dhënë vërtetime të falsifikuara për PCR test negative.

“Janë kryer bastisje te tre kompani, me çka është konfiskuar dokumentim zyrtar mjekësor e cila ka të bëjë me testimet e kryera për prezencë të Covid, të kryera kryesisht personave nga kurbeti, është marë një libër elektronik të certifikatave të dhëna për periudhën nga data 19.12.2021 deri në ditën e bastisjes, e gjithashtu janë bërë bisedime me dy persona. Gjatë kontrollit është kryer inspektim në evidencën kompjuterike të personave që janë testuar në hapësirat e pikës së improvizuar mjekësor në një kazino në Dojran”, thonë nga MPB.

Në njoftim thuhet se me udhëzime të prokurorit publik, i gjithë dokumentacioni do të dërgohet në PTHP Gjevgjeli për veprim të mëtutjeshëm, ndërsa MPB do t’i ndërmarrë të gjitha masat dhe aktivitetet për çka do të merr udhëzime nga Prokuroria me qëllim zbardhjen e rastit.

Përndryshe ditëve të fundit në Greqi mediat raportuan se në Dojran një kazino po jep certifikata të falsifikuara për teste negative PCR.

Advertisement

I gjithë rasti u zbulua kur në një vendkalim në Dojran, u testuan rastësisht 45 udhëtarë, ndërsa 9 prej tyre ishin pozitiv, edhe pse me vete kishin vërtetime për PCR test negativ.

 

Policia kryen bastisje në një kazino në Dojran, jepte PCR teste negative të falsifikuara shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy