Policia zbuloi PCR teste të falsifikuara në Tabanoc dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Zyrtarët policorë gjatë ditës së djeshme zbuluan 11 teste të falsifikuara PCR të dhëna nga shtetasit e Maqedonisë në VK Tabanoc dhe në VK Aeroporti Ndërkombëtar Shkup.

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë kontrollimit të testeve në Tabanoc janë zbuluar nëntë teste negative PCR, ndërsa në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit janë zbuluar dy teste të falsifikuara.

“Me 11 personat ka pasur bisedë, me çka janë sqaruar se testet i kanë marrë nga ndërmjetësues për shumë prej 1000 deri 2000 denarë. Pas dokumentimit të rastit, kundër tyre do të ngritet kallëzim penale ‘Falsifikim të dokumenteve’ dhe “mosveprim sipas udhëzimeve shëndetësore në kohe pandemie”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/

Policia zbuloi PCR teste të falsifikuara në Tabanoc dhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit shkruan Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy