minibus hire UK cloud hosting petrol station near me struga Lajme shqiperia lajm cloud hosting find cheapest fuel minibus hire Leeds
Mbrëmë janë shqiptuar 165 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e Maqedonisë - Struga.info


Mbrëmë janë shqiptuar 165 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e Maqedonisë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë natës së kaluar, në periudhën prej orës 22:00 deri në orën 03:00, Ministria e Punëve të Brendshme me një radar të pajisur posaçërisht për inçizim në kushte nate, ka zbatuar kontroll të intensifikuar në tërë territorin e shtetit për të sanksionuar mjetet që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me ç’rast u sanksionuan 165 shoferë.

“Prej tyre, 12 vetura lëviznin me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Ndërkohë, 115 shoferë kanë tejkaluar shpejtësinë në qytet, ndërsa 50 jashtë qytetit”, informojnë nga MPB.

Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim, shtojnë nga MPB Maqedoni.

The post Mbrëmë janë shqiptuar 165 sanksione për vozitje të shpejtë në gjithë territorin e Maqedonisë appeared first on Telegrafi.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy