Dje në Maqedoni janë gjobitur 992 shoferë për vozitje të shpejtë

Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ministria për Punë të Brendshme në Maqedoni informon se gjatë ditës së djeshme ka realizuar aksion kontrollues në territorin e të gjithë shtetit për të sanksionuar makinat që lëvizin me shpejtësi më të madhe se e lejuara.

Në këtë aksion, MPB informon se janë gjobitur gjithsej 992 shoferë.

“Prej tyre, 100 automjete kanë lëvizur me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar dhe 30 automjete me shpejtësi edhe më shumë se 70 kilometra në orë. Në të njëjtën kohë, 443 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë në vendbanim, ndërsa 549 jashtë vendbanimeve”.

“Aksionet e intensifikuara të kontrolleve vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta”, thonë nga MPB Maqedoni.

Advertisement

Dje në Maqedoni janë gjobitur 992 shoferë për vozitje të shpejtë shkruan Telegrafi.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy