48 vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det/ Mediat greke jehonë: Veprim patriotik

Pinterest LinkedIn Tumblr +
48 vjeçari hoqi flamurin turk dhe e hodhi në det/ Mediat greke jehonë: Veprim patriotik

Një 48 vjeçar pak ditë më parë ka hequr flamurin turk nga një vendroje në Gjirin e Lalzit dhe e ka hedhur në det. Ky veprim u publikua në rrjetet sociale, ndërsa policia e arrestoi për veprat penale “Nxitja e urrejtjes ose grindjeve” dhe “Prishja e rendit dhe qetësisë publike”.

 

Por ky veprim ka bërë jehonë në mediat greke.

 

Advertisement

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se 48-vjeçari nuk e toleroi dot praninë e flamurit turk në plazh, dhe bëri veprimin “patriotik”, ndërsa shqiptarët e kanë “mbështetur atë masivisht”.

 

Si rrallë herë, veprimi i shqiptarit të arrestuar nga policia për “nxitje të urrejtjes” është bërë kronikë edhe në lajmet e televizionit grek “ANT1”  që shquhet për retorikën jo pozitive ndaj shqiptarëve.

 

Advertisement

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy