
Ekstradohet drejt Spanjës një 23 vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.
23 vjeçari me iniciale R.T u arrestua në datën 6 maj nga Policia e Fierit gjatë operacionit të koduar “Vilanova”.
Interpol Tirana
Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
AdvertisementEkstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.
23 vjeçari është kapur më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.
AdvertisementNga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:
– R. T., 23 vjeç, banues në Fier.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.
Advertisement
Shtetasi R. T., u vu në pranga në 06.05.2022, në kuadër të operacionit policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.