I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet drejt Spanjës 23 vjeçari nga Fieri

Pinterest LinkedIn Tumblr +
I shpallur në kërkim ndërkombëtar/ Ekstradohet drejt Spanjës 23 vjeçari nga Fieri

Ekstradohet drejt Spanjës një 23 vjeçar nga Fieri, i cili akuzohet për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.

 

23 vjeçari me iniciale R.T u arrestua në datën 6 maj nga Policia e Fierit gjatë operacionit të koduar “Vilanova”.

 

Advertisement

Interpol Tirana

 

Vijon bashkëpunimi me homologët, për lokalizimin, kapjen dhe ekstradimin e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.  

 

Advertisement

Ekstradohet drejt Spanjës, 23-vjeçari i kërkuar për kryerjen e veprave penale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, sipas legjislacionit spanjoll.

 

23 vjeçari është kapur  më 06.05.2022, nga Policia e Fierit, si rezultat i operacionit policor të koduar “Vilanova”.

 

Advertisement

Nga Zyra Qendrore Interpol Tirana, falë bashkëpunimit me homologët spanjollë, u bë ekstradimi nga vendi ynë drejt Spanjës, i shtetasit:

– R. T., 23 vjeç, banues në Fier.

 

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata Penale 2 e Vilanova-s/Spanjë, me vendimin e datës 20.08.2021, kishte nxjerrë urdhër arresti ndaj 23-vjeçarit, për veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe kundër shëndetit publik, të parashikuara në Kodin Penal spanjoll.

Advertisement

 

Shtetasi R. T., u vu në pranga  në 06.05.2022, në kuadër të operacionit  policor të koduar “Vilanova”, zhvilluar nga Policia e Fierit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy