
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka ndezur motorrët në këtë fillim sesioni parlamentar.
Gjatë mbledhjes së Kryesisë së PD, Berisha tha se sot vendi po zien nga aferat korruptive dhe pakënaqësia qytetare.
Sipas tij, me qindra firma hidhen mbi dokumente dhe asnjëra prej tyre nuk është në përputhje me ligjin apo transparencën.
“Sot Shqipëria po zien, Tirana po vlon, pakënaqësia dhe urrejtja ndaj këtij regjimi po bëhet gjithnjë më e papërmbajtur, gjithnjë e më e madhe. Kjo është plotësisht e ligjshme sepse çdo ditë e më e papërmbajtur bëhet makineria e vjedhjes dhe e plaçkitjes nga regjimi me në krye Edi Ramën i qytetarëve shqiptarë. Sot për fat të keq, institucionet e këtij shteti të mafies janë shndërruar në sera që përgatisin hajdutë zyrtarë. Kur e them këtë, e them jo për të injoruar se në administratën shtetërore ka edhe njerëz të ndershëm.
AdvertisementE vërteta është që në qindra firma në këtë administratë hidhen në dokumente, është e pamundur të gjesh një që është në përputhje me ligjin. Kjo ndodh sipas një ligji të njohur, kur kryeministri vjedh, vjedhja shndërrohet në system. Kur kryeministri del mbi ligjet, të tjerët me vrap i mbikalojnë ato. E transformuar në një makineri gjigande vjedhje dhe plaçkitje, asnjë mekanizëm zyrtar nuk mund ta ndalojë më këtë makineri. Vjedhja e pronës publike kulmon me aferat gjigande të portit të Durrësit dhe parkut të Butrintit”, tha Berisha.