Berisha: Rama të japë dorëheqjen sa më parë, Shqipëria po vlon

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Berisha: Rama të japë dorëheqjen sa më parë, Shqipëria po vlon

Një ditë para protestës, kryetari i PD Sali Berisha ka ftuar të gjithë qytetarët t’i bashkohen tubimit të opozitës për të kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

 

Gjatë një komunikimi me gazetarët, Berisha shmangu detajet për skenarin e marshimit të 7 korrikut, por theksoi se protesta është një betejë kundër padrejtësive me të cilat përballen qytetarët.

 

Advertisement

SALI BERISHA

KRYETAR I PD

 

“Është e vërtetë që vapa dhe temperaturat janë të larta, por më të larta janë temperaturat e brendshme të njerëzve që vijnë dhe protestojnë kundër këtij regjimi. Nëse pra është një ditë e madhe. Nesër është një ditë frymëzimi, një ditë beteje të vërtetë, opozita zbret në shesh si opozitë e vërtetë pas kaq vitesh. Edi Rama është i ftuar të mendojë dorëheqjen e tij sa më parë.”

Advertisement

 

Kryetari i PD Berisha ka artikuluar një paralajmërim edhe për policinë.

 

 

Advertisement

Paralajmëroj të gjithë llojet e policive se çdo presion, çdo qëndrim, çdo përpjekje për të intimiduar, për të dhunuar, për të penguar popullin opozitar do të regjistrohet dhe do të marrë ndëshkim personal të merituar ligjor. Paralajmëroj të mos provokojnë protestuesit.”

 

Partia Demokratike ka shfrytëzuar çdo hapësirë për të sensibilizuar qytetarët t’i bashkohen protestës së PD, duke nisur nga spotet te thirrjet në rrjetet sociale.

Gjithashtu PD publikoi një broshurë me të gjitha fjalimet e shoqërisë civile në takimin me Sali Berishën; si dhe një këngë të Renis Gjokës e Big Bastës, që do të shërbejë si himni i protestës.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2023 Struga.info | Privacy policy