![Shmanget tragjedia te ‘Rruga e Dibrës”/ Punonjësin e dyqanit e shpëtoi banaku](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2022/09/ghghg--682x400.png)
Një aksident që mund të ishte kthyer në tragjedi ndodhi mbrëmjen e sotme në ‘Rrugën e Dibrës’ në Tiranë. Një automjet tip “Benz” devijoi nga rruga dhe hyri në një dyqan celularësh.
Për fat të mirë në momentin e aksidentit nuk ka patur njerëz duke kaluar në trotuar pasi mund t’i kishte marrë përpara.
Advertisement
Po ashtu, punonjësi i dyqanit ka qenë në banak dhe ka shpëtuar.
Nuk ka informacion nëse është dëmtuar drejtuesi i mjetit, ndërsa grupi hetimor pritet të hedhë dritë mbi rrethanat e aksidentit.
Advertisement