Gjykatë për krimet e ushtrisë ruse/ BE: Të dënohen masakrat në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Gjykatë për krimet e ushtrisë ruse/ BE: Të dënohen masakrat në Ukrainë

Zbulimin i varrezave masive në Izium të Ukrainës ka sjellë reagimin e faktorit ndërkombëtar. Presidenca e Bashkimit Europian ka kërkuar menjëherë ngritjen e një gjykate për të hetuar krimet e ushtrisë ruse. Republika çeke e cila mban presidencën e rradhës ka reaguar ashpër ndaj masakrës.

 

Sulme të tilla kundër popullatës civile janë të paimagjinueshme dhe të neveritshme. Nuk duhet ta anashkalojmë. Ne qëndrojmë për dënimin e të gjithë kriminelëve të luftës. Bëjmë thirrje për ngritjen e shpejtë të një gjykate të posaçme ndërkombëtare, që do të ndjekë penalisht krimin e agresionit.”

 

Advertisement

Ndërkohë presidenti i Ukrainës Volodymit Zelensky tha se hetuesit kishin zbuluar prova të reja të torturës së përdorur kundër njerëzve te pafajshem ne harkiv.

 

Më shumë se 10 dhoma torture janë gjetur tashmë në zonat e çliruara të rajonit të Kharkiv, në qytete dhe qyteza të ndryshme.”

 

Advertisement

Kjo është varreza e dytë masive që gjendet në Ukrainë pas asaj te Buchas në rrethinat e Kievit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy