92% e Ushtrisë ruse është e angazhuar në Ukrainë

Pinterest LinkedIn Tumblr +
92% e Ushtrisë ruse është e angazhuar në Ukrainë

Një zyrtar i lartë amerikan i çështjeve të mbrojtjes, në një përditësim të fundit mbi situatën në Ukrainë, ka bërë me dije se sipas informatave nga inteligjenca amerikane, rreth 92% e Ushtrisë ruse është e angazhuar aktualisht në pushtimin e Ukrainës.

Mbi 500 raketa janë lëshuar mbi territorin e Ukrainës që prej fillimit të agresionit më 24 shkurt.

Pavarësisht këtij angazhimi masiv të rusëve në luftë, karvanët e tyre ende gjenden larg disa prej qyteteve kyçe si Chernihivi, Kharkivi apo Kievi.

Prej të dhënave të fundit, nga Chernihivi dhe Kharkivi, batalionet kryesore ruse gjenden 10 kilometra larg. Nga Kievi ndërkaq, ato gjenden edhe më larg, rreth 25 kilometra.

Advertisement

Situata është më e ndryshme në pjesën jugore të Ukrainës, ku forcat ruse kanë marrë Khersonin dhe në juglindje kanë në rrethim Mariupolin. Këta të fundit, prej pesë ditësh gjenden në emergjencë për ujë, elektricitet dhe ushqim.

Nga ana tjetër, sulmi në Zaporizhzhia ishte akti i fundëm i Rusisë në orët e para të 4 marsit, pasi mori nën kontroll centralin bërthamor më të rëndësishëm në Ukrainë, i cili furnizon 25% të vendit.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy