
100 vjet pas Benito Musolinit e djathta ekstreme në Itali mund të marrë pushtetin.
Giorgia Meloni nga Frateli di Italia udhëheq sondazhet. Ajo besohet se do te ndërtojë një koalicion me ish-kryeministrin e qendrës së djathtë Silvio Berlusconi dhe populistin Matteo Salvini.
Ky koalicion shihet me shumë shqetësim në Itali por dhe eurozonë pasi lidhjet e Berluskonit dhe Salvinit me presidenti rus Putin konsiderohen të forta.
Gjithashtu e djashta ekstreme në Itali është akuzuar shpesh për idelogji fashiste dhe antisemite, gjë e cila u hodh poshtë nga Meloni gjatë fushatës së saj.
Meloni theskoi se partia e saj do të jetë zgjidhja e problemit për italianët të cilët po përballen me krizë energjitike dhe rritjen e çmimeve.
Ajo pretendon se partia është pastruar nga elementët radikalë por kjo shihet me dyshim pasi selia e “Fratelli D’Italia” ndodhet në të njëjtën ndërtesë dhe rrugë ku ka qenë partia fashiste e Musolinit.
Gjithsesi gjatë krijimit te kabinetit presidenti në Itali është në gjendje të ndikojë në zgjedhjen e ministrave të qeverisë.
Nëse zgjidhet kryeministre, Xhorxhia Meloni do të ishte gruaja e parë në këtë post në Itali. Sot vendi është një heshtje zgjedhore ndërsa votimi do të nis nesër në orën 7 deri në 11 të mbrëmjes.