Ngjarja që tronditi Italinë: 3 shqiptarë në pranga për vrasjen e arkitektit, reagon edhe Salvini

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Ngjarja që tronditi Italinë: 3 shqiptarë në pranga për vrasjen e arkitektit, reagon edhe Salvini

Tre shqiptarë kanë rënë në pranga të premten pasi akuzohen për vrasjen e një arkitekti në Itali. Roberto Mottura u vra në sy të gruas dhe djalit në shtëpinë e tyre.

49-vjeçari nga Torino u mundua të kapte në befasi tre hajdutët teksa po përpiqeshin të hynin në banesë. Por njëri prej tyre hapi zjarr menjëherë duke i shkaktuar një plagë të rëndë në bark. Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të urgjencës, Roberto humbi jetën në sy të gruar dhe djalit.

Arrestimet për vrasjen e tij vijnë 4 muaj pas ngjarjes. Vrasësit u ndaluan mëngjesin e 1 Tetorit. Siç raportojnë mediat italiane, treshja shqiptare u tradhtua nga një telefon që kishin përdorur si dhe provat e grumbulluara në skenën e krimit. Sipas hetuesve bëhet fjalë për një “grabitje të shkuar keq”, por fakti është që shqiptarët duhet të përballen për një akuzë të rëndë.

3 të arrestuarit janë emigrantë ilegalë në Itali. Madje për një prej tyre ka një mandat dëbimi nga shteti apenin. Familjarët e viktimës kanë folur për mediat pas arrestimeve dhe ka në kërkuar dënim për shqiptarët.

Advertisement

“Karabinierët më telefonuan tani. I kanë kapur. Vrasësit e vëllait tim janë arrestuar dhe shpresoj të kalben në burg”, ka thënë në një intervistë vëllai i Robertos, Enrico Mottura.

“Shpresoj që kjo histori të jetë pikë kthese. Këto muaj që kanë kaluar kanë qenë të tmerrshëm. Ata janë hajdutë, një bandë hajdutësh që vinin vërdallë të armatosur. Mendoni këtë: për të marrë katër bizhuteri vranë një person. Kjo është çmenduri”, është shprehur i vëllai.

Në lidhje me këtë çështje ka folur edhe lideri i Lega-s, Matteo Salvini, i cili i ka kërkuar llogari ministres së Brendshme, Luciana Lamorgese.

Advertisement
Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy