Një 69-vjeçar ka humbur jetën duke u mbytur në lumin Shkumbin në Elbasan.
Trupi i pajetë është gjetur nga polumbarët ditën e sotme, ndërsa burri ishte larguar nga banesa e tij dy ditë më parë.
Advertisement
Policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Elbasan/ Informacion paraprak
Në lumin Shkumbin, në fshatin Mjekës, Elbasan nga polumbarët e Renea-s, është gjetur i mbytur shtetasi T.T., 69 vjeç, banues në Elbasan.
AdvertisementKy shtetas ishte larguar nga banesa e tij më datë 25.09.2022.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.