
Këtë të hënë, hakerat e ‘Homeland Justice’ kanë publikuar një tjetër listë me të dhëna sensitive të qytetarëve të dyshuar për ngjarje të ndryshme.
Emër, mbiemër, numër ID, foto, data dhe vendi i lindjes shfaqen në dokument për rreth 90 mijë qytetarë të dyshuar.
Advertisement
Ndër to janë edhe të dhënat e Ministres së Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropalit.
Nuk dihet për çfarë ngjarje dyshohet Ministrja por me siguri bëhet fjalë për ndonjë ngjarje të vjetër.
Advertisement