Hakerat nxjerrin ‘zbuluar’ Gledis Nanon/ Dalin e-mailet; Nga fotot e Stresit apo Yuri Kim, tek ndërtimet dhe katet pa leje

Pinterest LinkedIn Tumblr +
Hakerat nxjerrin ‘zbuluar’ Gledis Nanon/ Dalin e-mailet; Nga fotot e Stresit apo Yuri Kim, tek ndërtimet dhe katet pa leje

Hakerat kanë nxjerrë “zbuluar” ish-Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Gledis Nanon.

 

 

Përveç të dhënave personale të tij dhe familjarëve si pasaportat apo certifikatat, ‘Homeland Justice’ ka bërë publike të gjitha e-mailet që ka marrë dhe ka dërguar ish-kreu i Policisë së Shtetit, Nano.

Advertisement

 

 

Ndër to, vihen re raporte ditore, komunikime të përditshme me vartësit, drejtues të institucioneve të tjera shtetërore por edhe denoncime të shumta nga qytetarët.

 

Advertisement

Disa prej të cilave Gledis Nano edhe i ka adresuar për t’ju dhënë zgjidhje.

 

 

Ato që bien në sy janë ndërtime pa leje në vite të ndryshme që qytetarët kanë raportuar tel ish-Drejtori i Policisë.

Advertisement

 

 

Në komunikime vihet re edhe foto e profilit të Stresit në rrjetet sociale në lidhje me një ngjarje në Elbasan, ku një i ri ka dërguar sharje dhe ofendime ndaj ambasadores Yuri Kim.

 

Advertisement

I pyetur në Polici, i riu ka pranuar se është frymëzuar nga Stresi dhe se nuk e njihte kush ishtë Yuri Kim.

Share.

Comments are closed.

Copyright © 2024 Struga.info | Privacy policy